Shkolla e Magjistraturës, më datë 5 shkurt 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë “Kuptimi i kontratës administrative dhe kontratat e prokurimit publik”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Sokol Ibi dhe Reida Kashta
Lehtësues: Marko Boshku
Qëllimi i këtij trajnimi është: Përditësimi i njohurive në drejtim të kuptimit të kontratës administrative në dallim nga kontrata civile, të kontratës e prokurimit publik si një ndër llojet e kontratës administrative dhe njohja me raste nga praktika gjyqësore.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Kuptimi i kontratës administrative;
- Tiparet e kontratës administrative;
- Dallimi i kontratës administrative nga kontrata civile;
- Kompetenca lëndore e gjykatës për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me kontratat administrative;
- Trajtimi i kontratës së prokurimit publik si kontratë administrative;
- Aspektet e posaçme të kontratës së prokurimit; Lidhja me procesin e prokurimit;
- Referimi për analizë dhe diskutime të praktikës gjyqësore që trajtojnë dhe gjykojnë raste në këtë drejtim.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të gjykatave administrative të Republikës së Shqipërisë.
QUIZ: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/kuic-prokurimet-5-shkurt/